Lirim Sulejmani, i propozuar për anëtar në Komisionin Rregullator për Energjetikë, përveç dyshimeve të bazuara për konflikt interesi për shkak se vjen nga kompania e cila merret me çështje energjetike, Nistori mëson se i njëjti po shkel edhe një parim, atë të nepotizmit.
Respektivisht, ai është vëllai kryetarit të Gjykatës Civile në Shkup, Ilir Sulejmanit. Kuvendi sot pritet që Sulejmanin ta zgjedh për anëtar të KRRE-së, por jo zyrtarisht mësohet se opozita do të kërkojë largimin e pikës nga rendi i ditës për arsyet e lartpërmendura. /Nistori/
EMV shet energji elektrike “tepricë nate” me çmimin prej 250 deri në 320 euro për megavat orë
EMV shet vetëm energji elektrike “tepricë nate”, e cila mbetet ndërmjet orës 2 dhe 7 të mëngjesit dhe…