Nesër do të hapen kufijtë e Greqisë me Maqedoninë e Veriut?

    Sonte do të dihet nëse nga nesër do të hapen kufijtë e Greqisë që janë të mbyllur tashmë një vit për shtetasit e vendeve të treta, përfshirë shtetasit e Maqedonisë.

    Plani i qeverisë greke për hapjen e sigurt të turizmit, si dhe fushata e Organizatës Kombëtare të Turizmit Grek, do të dalin sonte në një konferencë shtypi në Athinë.

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se kishte marrë njoftime nga Greqia se nga 14 maji, pra nga dita e diel kufijtë do të hapen, dhe për hyrje do të nevojitet ose certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Vendkalimi më i shpeshtë kufitar Bogorodicë është gati para hapjes pas një pauze prej një viti e dy muaj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    194 mijë vaksina “Sputnik”, MSH dhe ambasada ruse nuk japin përgjigje se kur do të arrijnë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Breshëri plumbash ndaj 42-vjeçarit nga Shkupi, viktima me rekorde kriminale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë