Nesër jepet premiera e shfaqes “Në emër të atit” në Cyrih të Zvicrës

    Nesër (12.02.2023) në ora 18:30 në Cyrih të Zvicrës do të shfaqet premiera e dramë-tragjedisë “Në emër të atit” e bazuar në tekstin e shkrimtarit shqiptar Ridvan Dibra, me regji të Sulejman Rushitit. Protagonist i shfaqes është aktori Daut Ahmeti, njofton Nistori.

    Fjala e regjisorit, Sulejman Rushiti
    Shfaqja është një bashkëudhëtim me Andrean dhe me të gjithë të dëbuarit, të pagjeturit e të mbijetuarit nga luftërat. Përmes rrëfimit të Andreas, futemi thellë në shpirtërat e lënduar e të gjithë atyre që kanë pësuar nga luftërat në të gjitha kohërat. Andrea rrëfen e rrëfehet, rijeton e ripërjeton jetën e tij. Na fton të bëhemi bashkëudhëtarë e bashkëmendimtarë të tij. Tenton të shfajësohet para nesh duke na nxitur edhe neve të gërmojmë thellë në shtresat tona të ndërgjegjes e të përballemi me dilemat tona morale e etike.Rijetojmë e ripërjetojmë bashkë me Andrean: dilemat, pikëpyetjet, dashurinë, mallin, mallëngjimin, urrejtjen, guximin, etj. Në emër të atit është një elegji për shpirtrat e humbur, si për ata të zhdukurit, ashtu edhe për ata të “shpëtuarit”.

    Roli kryesor dhe i vetëm, Daut Ahmeti për Nistori thotë se puna me regjisorin ka qenë si proces gërmimi në thellësitë më të mëdha të shpirtit për të dialoguar me aktori me rolin, mbi të gjitha dilemat etike e morale.

    “Nga këndvështrimi profesional, ky proces i ndërtimit të karakterit të Andreas ka qenë si proces gërmimi në thellësitë më të mëdha të shpirtit për të dialoguar me veten mbi të gjitha dilemat etike e morale. Jam i lumtur që rikthmin tim në skenë e bëra me Andrean. Jam i lumtur që pikërisht me këtë shfaqje, fillon rrugëtimin edhe Teatri Arti-na-on me seli këtu në Zvicër. Ky teatër do të jetë një vendtakim i kulturave të ndryshme.”, thotë Ahmeti.

    Data: 12.02.2023
    Ora: 18:30
    Lokacioni: Zentrum Schluefweg 8302 Kloten

    Biletat mund t’i rezervoni në [email protected] apo në numrin e telefonit 004176 373 79 26 /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sali: 500 mjekët nga RMV nuk do të shkojnë për të ndihmuar në Turqi

    Lajmi i rradhës

    Tiranë, opozita në protestë, kërkon dorëheqjen e Ramës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë