Urime për kryeministrin teknik të Tiranës dhe Prishtinës

    Urim Hasipi

    Nëse dita e sotme do të ishte ditë historike për shqiptarët e Maqedonisë, rrjedhimisht do të duhej të ishte një ditë unifikuese për spektrin politik në vend dhe natyrisht këtë eufori do të duhej ta ndanin me shumë ish gazetarë e intelektual ndër vite nga viset dhe vendbanimet tona, pse jo pastaj ata nga Shqipëria dhe Kosova.

    Mos harroni, edhe Kosova edhe Shqipëria kanë patur shumë ditë historike,por asnjëherë nuk kanë ftuar gazetarë nga Maqedonia të jenë pjesë e historisë.

    E çka jemi ne për ata (thjesht hambar me lek) asgjë më shumë.

    Çfarë përfaqësojmë ne në aspektin kombëtar krejt e dijnë..

    Po e anashkaloj veten sot në këtë rast që mos merret si reagim personal.

    Por, sot në këtë ditë historike do të duhej fillimisht të ishin gazetarët e Maqedonisë që kanë raportuar në kohën e luftës së 2001, gjenerata para tyre por edhe pas tyre.

    Gazetarët më të vjetër kanë qenë në vijën e parë të frontit duke qenë krah i fortë i politikës shqiptare.

    Por, sot meritat i marrin ata që deri dje na thonin maqedons, radikalista islamik, xhamitë i kena si raketa të Iranit, analafabet, bozaxhi e bakllavaxhi etj etj.

    Madje, shpesh herë na kanë thënë qëndroni urt se prishni punë për Kosovën.

    Krejt çka kemi arritur e kemi arritur vet pa ndihmën e atyre që sot festojnë me viski.

    Sot, fatkeqësisht u anashkaluan shumë njerëz meritorë vendas, asgjë nuk kam kundër atyre që ishin mysafirë të ftuar, por sot unë do duhej të isha i fundit që do të duhej të reagoja, këtë do të duhej ta bëjnë të tjerët.

    E nesër, nesër, pra të hënën ata do të ikin dhe do të kthehen në vendet e tyre,(me xhepat plot dhe me privilegjin) e këtu kush do t’ju vjen në pres konferencat tua.

    Kush do të ju mbulojë fushatën zgjedhore, apo thirrni prap ata.

    Ne që jemi këtu nuk ju duhemi.

    Kjo, ishte logjika e ditës së sotme, sa historike aq edhe histerike.

    Krahas gazetarëve,sot mungonin aty edhe shumë personalitete tjera të shquara që kanë punuar për një ditë si kjo.

    Fatkeqësisht sot ata u nëpërkëmbën sepse nuk ju duheshin.

    Kështu më del llogaria mua.

    Apo apo, dikush paska harruar, ua rikujtoj se këta gazetarë që ju sot i anashkaloni nga 7 orë,8 orë, në të ftohtë e acar kanë qëndruar jashtë duke ndjekur mbledhjet e kryesisë qendrore të çdo partie shqiptare.

    Kjo nuk është histori për , kjo është punë, punë e kemi neve, kurse viski dhe puro për ata që nuk kanë sakrifikuar asgjë për pozitën e shqiparëve në Maqedoni.

    Pyetni gazetarët shqiptarë që kanë raportuar në etapa të ndryshme dhe historitë e tyre janë të trishta.

    Por ata nuk punuan për viski dhe puro

    Pavarësisht ku janë ata sot, do të duhej të ishin aty për të ndarë me të tjerët këtë ditë historike.

    Kjo nuk është për puro dhe viski.

    E njoh mirë këtë mentalitet.

    Ka pasur edhe raste tjera kur politikanë shqiptarë janë zgërdhi me gazetar maqedonas, dhe neve na kanë anashkaluar.

    E sot po ju them sinqerisht se asnjëherë në jetë nuk kam pasur asnjë takim privat me kryetar partie në Maqedoni, e kjo më bën të ndihem rehat dhe komod.

    Beteja jonë është që t’i shërbejmë popullatës shqiptare në mënyrë dinjitoze kurse purot dhe viskit le t’i shijojnë tjerët.

    Por, nesër thirrni ata që i kishit sot përreth le të qëndrojnë para selisë 7 orë në acar dhe do të shihni a do vijnë…

    Ata (që ishin sot në oborrin e mbretit) ende nuk e kanë idenë se në frontin e parë për të gjitha padrejtësitë ndaj shqiptarëve këtu, ishin gazetarët shqiptarë.

    Le të me tregojë dikush se a ka ndodh një gazetar shqiptar nga Maqedonia të ketë qenë në kabinetin e kryeministrave shqiptarë apo atyre në Kosovë në ndonjë ditë historike dhe me kaq privilegje?!

    Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Mësuesi Raxhi Rakipi shembull frymëzimi për komunitetin rom

    Lajmi i rradhës

    Neziri: ASh-ja ishte vendimtare për Talat Xhaferin si kryeministër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë