Neziri: Nëse VMRO dëshiron të bëjë koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare, duhet të mos veprojë në emrin e një etnie

    Opinionisti Xhelal Neziri, në “Programi 200”, i pyetur se çfarë duhet të bëjë VMRO që të arrijë të bindë një subjekt politik shqiptar që të bëjnë koalicion parazgjedhor. Neziri deklaroi se fillimisht kjo parti duhet ta kuptojë drejtëpërdrejtë realitetin në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, ai ka theksuar se nuk ka luks asnjë parti e djathtë që të flasë vetëm në emrin e një etnie.

    “E para duhet të jetë kuptimi i drejtëpërdrejtë i realitetit në Maqedoni, pra nuk kanë luks partitë e djathta që të flasin vetëm në emrin e një etnie, pra nëse duan të veprojnë më afatgjatë në politikë duhet ta kenë parasyshë këtë realitet”, u shpreh Neziri.

    Ai ka thënë se tashmë është një qasje e re e kësaj partie e cila sipas tij është e orientuar drejt rezultatit.

    “Tani kemi një qasje më të re të VMRO-së, një qasje racionale që është e orientuar drejt rezultatit, e jo një qasje që do të mbajë të konzervuar ideologjinë dhe doktrinën e vjetër të kësaj partie dhe ka filluar të reflektojë që të ndërtojë ura bashkëpunimi me partitë shqiptare të cilat po ashtu kanë një orientim të djathtë”, ka thënë Neziri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës i paguan me nga 10 denarë punonjësit e angazhuar në kabinetin e Bilall Kasamit

    Lajmi i rradhës

    Teuta Arifi nuk përgjigjet për kontratat në vepër që i publikoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë