Nga 1 maji transport falas hekurudhor për disa kategori të qytetarëve

    Fotografia është ilustruese

    Transport falas në komunikacionin hekurudhor vendoset nga 1 maji i vitit 2022, në pajtim me itinerarin e Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport ShA-Shkup për vitin 2022.

    Sipas masave për uljen e shpenzimeve për jetë, qeveria përmes Ministrisë së Transpotit mori vendim që të vendosë transport falas në hekurudhë. Transporti falas do të jetë për personat e rinj deri 27 vjet, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit. Po ashtu edhe personat e moshar, 62 vjet gratë dhe 64 vjet burrat çdo fundjavë e kanë falas.

    Studentët do ta kenë falas çdo të enjte, ndërsa të mërkurën nxënësit e shkollave të mesme.

    Transporti falas vendoset më 1 maj 2022, ndërsa sipas qeverisë, me këtë masë do të mundësohet mbështetja e qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    KF Shkupi shpallet kampion

    Lajmi i rradhës

    Lufta në sytë e fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë