KF Shkupi shpallet kampion

    Klubi i futbollit Shkupi është shpallur kampion në Maqedoninë e Veriut.

    Me një rezultat të thellë prej 2-0, Shkupi arriti të mposhtë Renovën në Çair duke rrëmbyer kështu titullin më të lartë në ligën e futbollit të Maqedonisë së Verriut.

    Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli i Adetunxhit në minutën e 81-të dhe Da Silvës në kohën shtesë i ka mjaftuar ekipit nga Çairi për të fituar takimin dhe për të siguruar matematikisht titullin e kampion në elitë me 68 pikë të grumbulluara. Në ndeshjet tjera Shkëndija triumfoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultatin 3:1, Struga Trim Lum deklasoi Pelisterin me shifrat 4:0, ndërsa Tikveshi mundi Borecin me rezultatin e thellë 5:0.

    Lajmi Paraprak

    Bienalja e Venecias – ndryshe nga të mëparshmet

    Lajmi i rradhës

    Nga 1 maji transport falas hekurudhor për disa kategori të qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë