Nga 5 shkurti në Kosovë me 2 doza, e jo me 3!?

    Kosova pritet të heq kushtin për dozën e tretë për të kaluar pikën kufitare. Deri më tani për të hyrë në shtetin e Kosovës kusht ka qenë vaksinimi me tre doza ose dy doza dhe test negativ PCR.

    Sipas paralajmërimit nga autoritetet e shëndetësisë në Kosovë hyrja në kufi  do të jetë e mundur me vërtetim për dy doza vaksine ose një doze dhe test negative PCR.

    “Masat kanë treguar efekt shumë të mirë. Kështu që ne do t’i lehtësojmë shumicën prej këtyre masave, ne i kemi propozuar sepse Qeveria duhet t’i aprovojë. Hyrja në kufi do të jetë nëse i ka dikush të dyja vaksinat, nëse e ka vetëm një duhet të ketë test. Ora policore është shtyrë deri në 12 të natës dhe fitneset do të hapen”, tha Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë në Kosovë.

    Ndryshe, rekomandimet do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Zbulohen detaje nga një kabllogram gjerman për një vizitë në Kosovë në vitin 1991: Ja çfarë u tha Rugova tre diplomatëve europianë – pse dikush në Gjermani ‘nuk e pëlqente Surroin’

    Lajmi i rradhës

    Mbi industrinë e kulturës – Horkheimer dhe Adorno

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë