Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,31 % në raport me vendimin e datës 21.8.2023.

    Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror. në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 2,580 %, te nafta ka rritje për 2,009%, te vaji ekstra i lehtë rritja është për 1,523% dhe te mazuti ulja është për 0,679%.

    Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l.

    Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 den/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,039 den/kg dhe do të jetë 46,064 den/kg.

    Nga data 30.8.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    EUROSUPER BS – 95             87,00 (denarë/litër)
    EUROSUPER BS – 98             89,00 (denarë/litër)
    EURODIZEL BS (D-E V)         81,50 (denarë/litër)

    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)

    Lajmi Paraprak

    Deklarata e kreut të KE-së nxit reagime në Shkup

    Lajmi i rradhës

    BDI-ja hesht për tenderin në vlerë prej 1.8 milionë euro

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë