Nga Rumania mbërriti një aeroplan dhe helikopter për shuarjen e zjarrit

    Gjatë ditëve të kaluara në më shumë vende në vend shpërthyen zjarre të cilat shkatërruan një sipërfaqe të madhe pyjore, por edhe prona. Për fat të keq, akoma ka zjarre të cilat paraqesin rrezik për të gjithë shtetin. Për shkak të gjendjes së keqe me zjarret në vend, nga Rumania arritën aeroplan “C – 27 Spartan” dhe një helikopter “Kander T21”, të cilat janë të specializuara për shuarjen e zjarreve.

    “Aeroplani C-27 i Aviacionit ushtarak rumun, i cili është i specializuar për shuarjen e zjarreve dhe ka kapacitet për veprim me gjashtë tonë ujë mbi zjarret, mbërriti në vend dhe mundet menjëherë të fillojë me operacionin për shuarjen e zjarreve”, kumtuan dje nga Ministria e Mbrojtjes.

    Nga Qendra për Menaxhim me Kriza dje kumtuan se helikopteri i specializuar për shuarjen e zjarreve “Kanader T21”, i cili mbërriti nga Rumania, do të shpërndahet atje ku situata është më kritike.

    Drejtuesi i Sektorit për Operacione dhe Koordinim në kuadër të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Goran Stojanovski sqaroi se aeroplani “Herkules 530” është transportues dhe është i përshtatshëm për shuarjen edhe të zjarreve.

    “Bëhet fjalë për aeroplan të specializuar, për qëllime të specializuara i cili me vete transporton resurse materialo-teknike, transporton njerëz, zjarrfikës dhe qese gjashtëtonëshe të mbushura me ujë dhe gjatë fluturimit në rajonin që i jepen si koordinata për zjarr aktiv, ato janë hidraulike dhe në formë të bombës-parashutë koncentrohen në zjarrin ku praktikisht është burimi i vatrës së zjarrit. Këta janë aeroplanë të mëdhenj, normal në koordinim me VING-un dhe me Shtatmadhorinë”, theksoi Stojanovski.

    Ai tha se beson se këto mjete materialo-teknike dhe fluturake të cilat me të vërtetë përdoren për këtë qëllim, për zjarre të mëdha do të jenë të mirëseardhura duke i pasur parasysh predispozitat kohore të cilat priten – me diell, mot i nxehtë dhe mundësia e zhvillimit shtesë të situatës me zjarre shtesë do të kontribuojë shumë që të mund të përballen me to.

    Sipas të dhënave të fundit të djeshme të QMK, në territorin e vendit aktive ishin shtatë zjarre edhe atë në rajonin e Maleshevës tek vendi i quajtur Bajaz Tepe në shtrirjen nga fshati Budinarc drejt fshatit Razllovc në fshatin Nov Istevnik të Dellçevës, në shtrirjen nga fshati Krivi Doll drejt Kadrifakovës në kufirin midis Sveti Nikollës dhe Shtipit, në pjesët e paqasshme në fshatrat Dren dhe Smolan në rajonin e Prilepit, afër fshatit Damjan në Radovish, në fshatin Xhidimirc të Velesit, në fshatin Gradmanc dhe në atarin e fshatit Zheluvinë në Nagoriç të Vjetër.

    Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli Vendim që t’i lejojë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, nëse ekziston nevoja për aksionet për shuarjen e zjarrit, pa kompensim të përdorë 50.000 litra karburant artificial kerozinë nga resurset e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme.

    Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, Vendimi është sjellë në bazë të analizave dhe vlerësimit të natyrës dhe intensitetit të gjendjes së krizës, si dhe nevojës për shfrytëzim racional të resurseve kombëtare dhe forcave në angazhimin e tyre të vazhdueshëm në përballjen me pasojat dhe nevoja nga fluturime plotësuese në periudhën e ardhshme, duke i pasur parasysh se ministritë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme disponojnë me sasi të mjaftueshme të kerozinës.

    Kryeministri Zoran Zaev dje bëri apel për kujdes, me qëllim që të parandalohen rreziqet të cilat mund të shkaktojnë zjarr.

    “Pyjet digjen lehtë, ndërsa shuhen rëndë – porosis që të kemi kujdes të gjithë, ta vëmë sigurinë në vend të parë dhe t’i parandalojmë të gjitha rreziqet të cilat mund të shkaktojnë zjarr”, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

    Ai në shkrimin e tij potencoi se në këto ditë të solidaritetit rajonal, edhe një herë dërgojmë falënderim të madh për ndihmën e cila tashmë është në teren, ndërsa arriti nga Serbia, nga Sllovenia dhe nga Austria, si dhe për dy aeroplanët të cilët po vijnë nga Rumania.

    “Situatën e ndjekim vazhdimisht dhe syhapur, në angazhim dhe koordinim të vazhdueshëm janë të gjitha kapacitetet e shtetit dhe bashkë me qytetarët dhe me ndihmën e miqve do të përballemi me këtë rrezik”, shtoi Zaevi.

    Rreth servisimit të helikopterëve sqaroi se të njëjtit servisohen vazhdimisht, ndërsa problem sipas tij, ka edhe me aeroplanët, konkretisht mungojnë kompani për servisim, regjistrim, mirëmbajtje dhe licencim për çka shumë shpesh procedurat ankimuese në pajtim me Ligjin për furnizime publike nuk përfundojnë asesi.

    Qeveria siç theksoi, edhe deri më tani ka ndihmuar, sipas tij, janë rinovuar një pjesë e madhe e njësiteve zjarrfikëse, ka shumë automjete të reja, por edhe pjesa më e madhe janë me mekanizim të vjetruar. Paralajmëroi që do të vazhdojnë edhe më tej me tempo më intensive të furnizohen mjete, makina, automjete zjarrfikëse, gjithçka u nevojitet zjarrfikësve./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE kërkon që Kuvendi të mblidhet menjëherë për të diskutuar mbi situatën me zjarret

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Rreth 60% e punonjësve në kopshte dhe arsim janë të vaksinuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë