Ngec riciklimi i mbeturinave në RMV

    Në Dibër pothuajse më shumë se dy dekada shoqatat qytetare kanë realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor. Në këtë drejtim nuk kanë munguar as projektet për riciklimin e mbeturinave. Jo vetëm shoqatat qytetare por edhe pushteti vendor në 20 vitet e kaluara kanë bërë shumë për fillimin të aktiviteteve që popullata të bëj riciklimin e mbeturinave. Projektet kanë qenë të shumta por pa efekte. Edhe sot pas shumë projekteve riciklimi i mbeturinave ka mbetur vetëm një dëshirë e madhe e ekologjistëve, shoqatave, institucioneve, pushtetit vendor por jo edhe e gjithë qytetarëve. Një pjesë e dibranëve për fat të keq edhe pse kanë patur kushte shumë të mira për të respektuar riciklimin, kjo nuk u respektua.

    Një ndër shoqatat e cila dha një kontribut shumë të madh për fillimin e riciklimit të mbeturinave është shoqata “Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive në Dibër”.

    Koordinatorët e kësaj shoqate informojnë se kanë realizuar disa projekte sidomos për riciklimin e letrës, kartonëve, si dhe për riciklimin e qelqit. Projektet kanë qenë në fazat e para efikase, por gjatë fazave të tjera kur çështja është varur nga popullata, kjo nuk ka ndodhur.

    Poashtu nëpërmjet ndërmarrjes komunale “Standardi”, janë realizuar disa projekte të cilat kanë ngelur vetëm në fazën e parë dhe kur ka filluar etapa e riciklimit efektet kanë qenë minimale. Interesimi tek shoqatat vazhdojnë edhe sot kur është në pyetje nevoja e riciklimit. Poashtu këta projekte kanë patur një përkrahje të madhe edhe nga komuna Dibër. Një projekt shumë atraktiv dhe shumë domethënës ishte ai për të grumbulluar pajisjet elektroteknike. Është një projekt shumë domethënës që e siguroi pushteti vendor dhe vendgrumbullimi ka qenë në ndërmarrjen komunale. Pati një angazhim të madh edhe nga shkollat fillore dhe të mesme që veprojnë në Dibër. Por kjo nuk zgjati shumë kohë. Aktivitetet u harruan edhe pse ata që grumbullonin këta pajisje elektroteknike të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut nëse hedhen vend e pa vend, ofronin edhe shpërblime të ndryshme për pajisje.

    Ky projekt defakto ishte një projekt më i gjerë në vendin tonë, e sa i takon Dibrës nuk pati sukses. U angazhuan edhe drejtoritë e shkollave që nëpërmjet nxënësve dhe prindërve të grumbullohen kompjuter dhe pajisje të tjera elektroteknike të cilat nuk funksiononin, por projekti ishte afat shkurtër.

    Duke komentuar problemin e riciklimit në Dibër dhe në rajon, ekologu i njohur dibran Gazmend Cami thotë se në Dibër ka patur shumë projekte rreth riciklimit. Riciklimi është një nevojë e kohës, por sipas tij nevojitet një rritje e vetëdijes për riciklim.

    “Me riciklimin arritën edhe interesa materiale, ulet sasia e mbeturinave në deponinë e qytetit dhe garantohet një mjedis më i pastër jetësor. Pa marr parasysh situatës, shoqatat dhe pushteti vendor duhet të vazhdojë me angazhimin e tyre për fillimin e riciklimit të mbeturinave edhe në Dibër. Sidomos duhet tu jepet një përkrahje maksimale kompanive të cilët janë të interesuara të grumbullojnë materialet të riciklimit”, tha Cami. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Hepatitin C mund ta merrni edhe në një sallon bukurie ose qethjeje!

    Lajmi i rradhës

    Gjermanishtja, “biletë” për dalje nga varfëria!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë