Ngjarjet me Shkupin, Shkëndija sezonin e ri do ta nis pa të drejtë loje në Tetovë

    *Arkivi / Fotografia: Lirim Shabani

    Në lidhje me ngjarjet e fundit në ndeshjen KF Shkëndija – KF Shkupi e cila u zhvillua më datë 08.05.2022 në stadiumin e Tetovës. Terreni i KF Shkëndija pezullohet për kohë të pacaktuar, deri në marrjen e një vendimi tjeter, ndërsa ndaj KF Shkëndija është ngritur procedurë dhe e njëjta dorëzohet në Komisionin Disiplinor, njofton Nistori.

    Komisioni disiplinor do të vendosë për masat tjera. Diskutimi vazhdon edhe më tej. Nëse do të ketë ndonjë vendim të ri, Komisioni do ta bëjë të ditur menjëherë.

    Shkëndija e Shkupi ndanë pikët në ndeshjen e xhiros së 32-të të ligës së parë profesionale të Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin e Tetovës.

    Ekipi i Shkupit tashmë e ka siguruar vendin e parë në kampionatin e sivjetëm, ndërkaq Shkëndija arriti që të dalë në garat europiane, pasi radhitet në vendin e tretë me 60 pikë.

    Si rezultat i atmosferës së nxehtë, në fushë u futën edhe forcat speciale të policisë të cilët u detyruan të mbajnë rendin dhe sigurinë. Delegatët ndëprenë lojën disa herë për shkak të përshkallëzimit të situatës. Për fat të mirë loja rivazhdoi dhe në favor të Shkëndijës pati një penalti, por fatkeqësisht gjuatja e topit nga Ljupço Doriev përfundoi në duart e portierit të KF Shkupit. Rezultati i ndeshjes – pa gola.

    Për fat të mirë apo të keq, tifozët mysafirë nuk u lejuan të jenë të pranishëm në tribunë. Ata i kishte ndalur policia në pagesën rrugore në Gllumovë.

    Ka ngelur edhe një ndeshje deri në përfundimin e kampionatit. Kampioniati përfundon më 15 maj. Një gjë është e vërtetë, Shkëndija nuk ka nevojë për mbështetje inati, zilie, apo edhe shfryrje. Shkëndija ka nevojë për kaq tifozë në çdo ndeshje që luan, të paktën në fushën vendase. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gymnema sylvestre, bima që ‘ndalon’ sheqerin dhe e kontrollon diabetin

    Lajmi i rradhës

    Kriza e radhës që prodhon klasa politike në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë