“Betejë” futbolli në Tetovë, Shkëndija barazoi me Shkupin (Foto)

    Tifo grupi “Ballistët” duke brohoritur për ekipin e zemrës / Fotografi: Lirim Shabani/Nistori

    Përgatiti | Lirim Shabani

    Shkëndija e Shkupi ndanë pikët në ndeshjen e xhiros së 32-të të ligës së parë profesionale të Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin e Tetovës, njofton Nistori.

    Ekipi i Shkupit tashmë e ka siguruar vendin e parë në kampionatin e sivjetëm, ndërkaq Shkëndija arriti që të dalë në garat europiane, pasi radhitet në vendin e tretë me 60 pikë.

    Kishte kaluar kohë që stadiumi nuk ishte mbushur kaq shumë dhe nuk ishin dëgjuar kaq shumë brohoritje, ndër të cilat, për fat të keq, edhe sharje e ofendime.

    Situata filloi të tensionohet para lojës. Tifozët si duket nuk i pritën mirë futbollistët e KF Shkupit dhe i gjuajtën me flakadanë. Gjithashtu, nuk munguan as flakadanët, letrat, grushtet e lojtarëve, gurët e shishet e ndryshme në fushë, të cilat hidheshin edhe si rezultat i provokimeve të herë pas hershme ndaj lojtarëve të Shkupit.

    Fotografia: Lirim Shabani/Nistori | Tifo grupi “Ballistët” në ndeshjen KF Shkëndija vs KF Shkupi


    Si rezultat i atmosferës së nxehtë, në fushë u futën edhe forcat speciale të policisë të cilët u detyruan të mbajnë rendin dhe sigurinë. Delegatët ndëprenë lojën disa herë për shkak të përshkallëzimit të situatës. Për fat të mirë loja rivazhdoi dhe në favor të Shkëndijës pati një penalti, por fatkeqësisht gjuatja e topit nga Ljupço Doriev përfundoi në duart e portierit të KF Shkupit. Rezultati i ndeshjes – pa gola.


    Për fat të mirë apo të keq, tifozët mysafirë nuk u lejuan të jenë të pranishëm në tribunë. Ata i kishte ndalur policia në pagesën rrugore në Gllumovë.

    Ka ngelur edhe një ndeshje deri në përfundimin e kampionatit. Kampioniati përfundon më 15 maj. Një gjë është e vërtetë, Shkëndija nuk ka nevojë për mbështetje inati, zilie, apo edhe shfryrje. Shkëndija ka nevojë për kaq tifozë në çdo ndeshje që luan, të paktën në fushën vendase. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdohet afati për negociata mes SAShK-ut dhe Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Milani nuk dorëzohet, fiton ndaj Hellas Veronës me rezultat 3-1

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë