Nikollovski: KOM-i t’i shmanget kurthit të Kishës Ortodokse Serbe

    Për momentin më e rëndësishmja është që Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) të shmangë kurthin e KOS, tha gazetari Marijan Nikolovski në emisionin “360 Gradë” në Alsat.

    “Për momentin, gjëja më e rëndësishme është që Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) të shmangë kurthin që po përpiqet ta vendosë Kisha Ortodokse Serbe (KOS) e ajo është të arrihet njëfarë marrëveshje të cilën e favorizon edhe Kisha Ortodokse Ruse, ndërmjet KOM-it dhe KOS-it, që do mundësonte ‘anashkalimin’ e periudhës 80-vjeçare, kur KOS-i nuk ka kurrfarë juridiksioni mbi territorin e Maqedonisë së sotme”, thotë Nikollovski.

    Nga ana tjetër Andrea Bogdanovski, student i doktoraturës në Universitetin e Bekingemit në temën, politika kishtare, thotë se nuk sheh asnjë dritare për zgjidhje të shpejtë të çështjes së kishës maqedonase. Siç sqaron ai, aktualisht në Partiarkanën Ekumenike ku duhet të merret një vendim i tillë ndikojnë disa faktorë botërorë dhe rajonalë.

    “Moska ndjek çdo hap të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), sepse e lidh atë me çështjen ukrainase për të delegjitimuar më tej përpjekjet e KOM-it për të fituar autoqefalinë dhe me të vetmin qëllim ta zgjidh çështjen kishtare të imponuar nga krijimi i Kishës së re Ortodokse në Ukrainë. Bëhet  fjalë për  lëvizje gjeopolitike,” thotë Bogdanovski.

    Lajmi Paraprak

    SHËRIMI I SISTEMIT TË SHËNDETËSISË

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski – Petkov: Kërkojmë zgjidhje për të ardhmen europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë