Nikolovski: Vaj ka, sasitë e para janë dorëzuar nga Serbia, importohet edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, njoftoi se sot nga Serbia janë dorëzuar sasitë e para të vajit, të cilat nesër duhet të dalin në treg.

    Ai edhe një herë apelon tek qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos rezervojnë, sepse siç tha ka vaj. Ajo importohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria.

    “Ne garantojmë që ka sasi të mjaftueshme. Kemi rritur prodhimin vendas dhe sot kemi importe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria, si vaj gatimi ashtu edhe vaj i parafinuar, kështu që nuk ka fare nevojë për panik dhe për të rritur rezervat e brendshme. Ne e kuptojmë shqetësimin, por po punojmë shumë për të siguruar sasi të mjaftueshme”, tha Nikolovski.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri ka përsëritur se nëse është e nevojshme, përveç dy milionë litrave të planifikuar, do të kërkohet edhe importi i sasive shtesë të vajit për gatim nga Serbia.

    “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe. Nëse nevojiten sasi shtesë, presim që Qeveria e Serbisë ta miratojë. Presim heqjen e ndalimit për vajin e parafinuar”, shtoi Nikollovski.

    Sipas tij, dinamika e importeve varet nga marrëveshja e partnerëve tregtarë.

    Lajmi Paraprak

    A do të rriten pagat në arsim edhe pas ditës së shtatë të grevës?!

    Lajmi i rradhës

    “Naser Ziberi, a është avokat i popullit apo i BDI-së”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë