“Naser Ziberi, a është avokat i popullit apo i BDI-së”?

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj avokatit të popullit, Naser Ziberi. Sipash ASh-së, Ziberi nuk është avokat i popullit, por i BDI-së. Partia opozitare thotë se Ziberi është urdhëruar të ushtrojë presion mbi mësimdhënësit duke keqpërdorur fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta shpëtuar partinë dhe Qeverinë, njofton Nistori.

    “Pasi mashtroi shqiptarët se do të jetë kryeministër i parë shqiptar dhe pastaj si shpërblim uzurpoi postin e Avokatit të Popullit, tash po bëhet Avokat i Qeverisë dhe partisë. E pyesim publikisht, ku ishte ai t’i mbrojë fëmijët kur Qeveria dhe MASh nuk siguroi pajisje, tableta dhe internet për mësimin onlajn? Ku ishte kur fëmijët shqiptarë në shumë vendbanime kërkonin paralele dhe detyroheshin të mësojnë në gjuhën maqedonase? Ku ishte kur profesoresha Besiana Mehmedi dhunonte dhe kërcënonte studentët?” – pyesin nga ASh.

    Nga Aleanca i bënë thirrje të heq dorë nga ky mision i turpshëm dhe i dështuar, por të kërkojë llogari nga partia e tij se ku e kanë premtimin për 600 euro pagë për arsimtarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nikolovski: Vaj ka, sasitë e para janë dorëzuar nga Serbia, importohet edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Tensionet etnike janë nxitur çdoherë nga BDI për qëllime politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë