Nis shtrenjtimi me afrimin e festat e fund vitit

    Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit.

    Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji. Sipas pensionistëve shpërblimi prej 5 mijë lekësh i fundvitit për ta nuk është zgjidhje.

    Për pensionistët gjeli i detit është luks. Në të tilla kushte, thonë ata, as i mendojnë festat.

    Tashmë është bërë e zakonshme që çmimet të rriten çdo fundvit, por dy vitet e fundit inflacioni ka çuar në rritje ekstreme të çmimeve gjë që ka ndikuar në nivelin e jetesës, sidomos të shtresës së varfër e të mesme. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    NGAZËLLIMI I ZAGARËVE

    Lajmi i rradhës

    Avokatët në Ohër dhe Strugë nuk kanë punë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë