Avokatët në Ohër dhe Strugë nuk kanë punë

    Edhe pse është treg i vogël, ka një numër të madh avokatësh në Ohër dhe Strugë. Numri i tyre është më i madh se 200. Në Ohër ka 150, ndërsa 65 janë në Strugë. Në nivel shtetëror, numri i avokatëve është deri në 5,000. Avokati nga Ohri, Vllado Çingoski thotë se është rezultat i arsimit të lartë në vend, ku shumë universitete private që prodhojnë një numër të madh juristësh u lejuajn të akreditohen.

    “Në Maqedoni ka 22 fakultete juridike ku ka hiperprodhim të avokatëve. Ku duhet të shkojnë ata? Të gjithë bëhen avokatë…”, tha Vlado Çingoski-Avokat.

    Çingoski thotë se përkundër kësaj punë ka gjithnjë e më pak.

    “Edhe kontestet e punës minimizohen. Me kontratat e punës që mund të jenë për një muaj, tre muaj, gjashtë muaj dhe konstestet e punës janë bërë të rralla. Ju mund të shkoni në gjykatën e Ohrit të shihni korridoret janë bosh”, u shpreh Vlado Çingoski – Avokat.

    Më të shumtat për momentin janë kallëzimet kundravajtëse, të tilla si ato për shkelje të rendit publik dhe prishjes së rendit publik dhe aksidentet e trafikut, që ndodhin çdo ditë. Dhe deri sa ka tepër avokatë, gjykatat në të gjithë vendin përballen me një mungesë gjyqtarësh. Për shembull, gjykata e Ohrit që duhet të ketë 20 gjykatës, tani ka 10. Gjykata themelore e Ohrit mbeti me katër gjykatës përfshi kryetarin e saj, nga 15 të paraparë. Një nga zgjidhjet thonë juristët është të bëhet revizion serioz në arsimin e lartë dhe koncept tërësisht i ri i gjyqësorit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nis shtrenjtimi me afrimin e festat e fund vitit

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria: të mos përhapen informacione të paverifikuara për vrasjen e Vanjës, dëmtojnë hetimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë