Nisma “Më mirë për Tetovën”: Fshati Lisec po braktiset nga rinia për shkak të papunësisë

    Nisma “Më mirë për Tetovën” sot në ditën e katërt të fushatës për zgjedhjet lokale ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Lisec. Nisma ka dëgjuar hallet e banorëve, nga më të ndryshmet, njofton Nistori.

    Për shkak të papunësisë, rinia e fshatit detyrohet të shpërngulet jashtë vendit dhe si probleme tjera që janë veçuar në takim ka qenë shkolla e cila nuk ka kushte elementare në këtë fshat, si dhe shkatërrimi i rrugës në malësinë e Tetovës që e lidh fshatin me atë rajonale.

    Aktivistët e “Më mirë për Tetovën” rregullisht zhvillojnë takime me qytetarë në Tetovë dhe rrethinë, për të dëgjuar brengat e tyre dhe për t’i artikuluar ata mbrenda Këshillit Komunal.

    Përndryshe, nisma këto zgjedhje lokale garon vetëm me listën e këshilltarëve nën numrin votues 93. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rekord ndërtimesh para zgjedhjeve lokale

    Lajmi i rradhës

    Arteta: Graniti është një lojtarë tejet i rëndësishëm për ne

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë