Arteta: Graniti është një lojtarë tejet i rëndësishëm për ne

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për lëndimin e Granit Xhakës, duke theksuar se ky është një lajm vërtet i keq për Granitin dhe se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i klubit.

    “Natyrisht që është një lajm vërtet i keq për Granitin. Ai është një lojtar i madh për ne, vërtet i rëndësishëm. Por lojtarët e tjerë duhet të ndërhyjnë. Ai ndoshta i shpëtoi një dëmtimi edhe më të keq sepse ai veprim për një dëmtim të kryqëzuar është një veprim i ndërlikuar. Shpresojmë se ai mund t’i shpëtojë edhe operacionit, i cili është diçka me të vërtetë e rëndësishme”, ka përfunduar menaxheri spanjoll.

    “Gunners” përveç lëndimit të Xhakës, kanë konfirmuar se ata nuk kanë ndonjë lëndim të ri të lojtarëve të tjerë për ndeshjen e ardhshme të cilën ata e zhvillojnë ndaj skuadrës së Brajtonit.

    Lajmi Paraprak

    Nisma “Më mirë për Tetovën”: Fshati Lisec po braktiset nga rinia për shkak të papunësisë

    Lajmi i rradhës

    Demografia kundër demokracisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë