Nisma “MMPT” do të garojë përsëri në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, kërkojnë mbështetjen e qytetarëve

    Nisma “Më Mirë Për Tetovën” do të garojë në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, që do të mbahen më 20 gusht 2022. Lista kërkon 350 nënshkrime, ku sipas tyre kjo do të legjitimonte përsëri garimin në ciklin zgjedhor, shkruan Nistori.

    “Kaluam 10 seanca, u mundësuam qytetarëve të na njohin dhe të ndjekin se çka flitet në këshillin komunal. U fol shumë, u bë shumë dhe mbetën për të bërë edhe shumëçka. Pozita kishte 14 ulëse dhe përkrahja jonë konstruktive për ndryshim, me dy këshilltarët Hamdi Sulemani dhe Elmedina Abdulahi u kompletua në 1️6 këshilltarë dhe dhamë shansë të krijohet një shumicë, ku bashkëvepruam në mënyrë solide. Pjesëmarrja jonë në zgjedhje si të pavarur dha një shpresë më ndryshe se qyteti do të përfaqësohet ashtu siç i ka hije dhe nuk do të degradohet ashtu siç e degraduan.” – thonë nga MMPT.

    Nënshkrimet për Listën do të deponohen si radhën e kaluar në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor – Komuna e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bilalli-Zendeli: Opozita e ka bllokuar punën me vërejtje procedurale

    Lajmi i rradhës

    Provimi pranues do të tregonte kush se sa di

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë