Bilalli-Zendeli: Opozita e ka bllokuar punën me vërejtje procedurale

    Nënkryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane , Arta Bilalli-Zendeli, tha mbrënë se seanca është mbyllur, pasi kanë përfunduar dy ditët për diskutim në komision, të parashikuara për ligjet me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.

    Ajo tha se nga 388 amendamentet e dorëzuara janë shqyrtuar vetëm dy për shkak se, siç tha ajo, opozita ka bllokuar punën me vërejtje procedurale. Pas dy ditësh debat, Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane pasditen e djeshme përfundoi debatin për propozim-amandamentet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

    Në televizionin Telma, Bilalli-Zendeli tha se hapi i radhës është që Komisioni Legjislativ të thotë nëse këto ndryshime të propozuara janë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka më debat komisioni për to.

    Ajo tha se nga 388 amendamentet e dorëzuara, vetëm dy janë shqyrtuar, por sipas Bilallit, jo për fajin e tyre:

    “Unë i kam lutur, por VMRO-DPMNE ka kërkuar proceduralisht. Kur kam folur për amendamentet, kanë folur proceduralisht dhe nuk ka pasur debat, vetëm votim për amendamentet”, u shpreh Bilalli-Zendeli.

    Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE i cili është anëtar i këtij Komisioni, në të njëjtin emision tha se është antikushtetuese që nuk iu është dhënë mundësia për vërejtje procedurale.

    Lajmi Paraprak

    ShGM dhe SPGM dënojnë gjuhën e këshilltarit të BDI-së në Ohër ndaj gazetares Emilija

    Lajmi i rradhës

    Nisma “MMPT” do të garojë përsëri në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, kërkojnë mbështetjen e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë