NISMA PËR REFERENDUM | Micevski: Shpresoj se Xhaferi nuk do të përdorë metoda për ta kundërshtuar

    Nisma e VMRO-DPMNE-së mbërriti në Kuvend. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski me dosje në dorë bëri me dije se edhe zyrtarisht po e dorëzojnë nismën në shtëpinë ligjvënëse për të cilën janë mbledhur mbi 650 nënshkrime. Ai pret që nisma ta kalojë filtrin në Kuvend dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi të mos kërkojë mënyra për ta kundërshtuar. Micevski thotë se në të figuron emri – Republika e Maqedonisë, pasi siç u shpreh, me këtë emër është lidhur Marrëveshja me Bullgarinë në vitin 2018, por në shkresën me të cilën e dorëzojnë iniciativën është përdorur emri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai pret mbështetje edhe nga deputetët e shumicës.

    “Shpresoj se kryeparlamentari nuk do t’i shfrytëzojë metodat e tij të njohura dhe se do të vërtetohet se nisma është në rregull dhe se e njëjta do të fillojë me procedurë në Kuvend. Le të lejojmë që të kalojë për shkak se ishim të kujdesshëm me pyetjen dhe për mënyrën se si do të jetë e shkruar në aspekt juridik dhe formal, pas çka ia dorëzuam Kuvendit. Nëse nuk e kalon filtrin e parë, shpresën e kam te vetëdija e deputetëve të shumicës parlamentare sepse po shohim se jo të gjithë deputetë të shumicës parlamentare votuan për propozimin francez“, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

    Nga LSDM-ja thonë se Kuvendi e ka rolin që ta vërtetojë korrektësinë e nismës, por njëkohësisht përsëritën se referendumi nuk është në interes të shtetit dhe qytetarëve. Martin Kostovski, deputet i kësaj partie, megjithatë nuk kishte qëndrimin se çfarë do të bënin nëse nisma kalon në Kuvend, do ta bojkotojnë  apo do të mbetet që qytetarët të prononcohen Kundër.

    “Bllokadat aktive dhe pasive janë karakteristikë e sjelljes frikacake të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski. Edhe këtë nismë e vlerësojmë si veza e vetme kakaritëse që u lëshua në me qëllim që të ruhet kolltuku i lezetshëm të Hristijan Mickoskit dhe grupit të vogël të militantëve të tij partiakë në pallatin e bardhë. E di se jo konsistenca është karakteristikë e opozitës, shpresoj se forcat proeuropiane të VMRO-DPMNE-së do të fillojnë të dominojnë për shkak se kjo do të jetë mirë jo vetëm për VMRO-DPMNE-së por për tërë shtetin tonë”, pohoi Martin Lostovski, LSDM.

    Pas dorëzimit të nismës në Kuvend, kryetari i Kuvendit, Xhaferi duhet t’ia dorëzojë Komisionit juridik dhe trupit amë, që në afat prej dy ditëve të prononcohen për korrektësinë e nismës. Nëse konstatohet se nuk është në rregull, për të do të duhet të diskutohet në seancën e ardhshme në Kuvend. Deri më tani një numër i madh i grupeve të deputetëve janë deklaruar kundër referendumit. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    “Ballkani Perëndimor duhet të kthehet në shtëpinë e tij, që është Europa”

    Lajmi i rradhës

    “Maqedonia nga viti 2024 do të furnizohet me gaz nga Greqia”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë