“Nisma për shpalljen e referendumit ka mjaft anomali juridike”

    Nisma për shpalljen e referendumit ka mjaft anomali juridike, mangësi që e bëjnë të pamjaftueshme nga pikëpamja juridike për të arritur një qëllim të imagjinuar, potencial, çfarëdo qoftë ai, tha sot ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski.

    Para dorëzimit të iniciativës, sipas ministrit është dashur të merren parasysh dispozitat e Kushtetutës, ligji për referendumin dhe Rregullorja e Kuvendit.

    “Në nenin 118 të Kushtetutës rregullohet shprehimisht çështja e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në këtë kontekst marrëveshjeve ndërkombëtare. Ato, siç thuhet në këtë nen, paraqesin pjesë përbërëse të rendit të brendshëm juridik të shtetit dhe nuk mund të ndryshohen me ligj, tha Tupançevski.

    Lajmi Paraprak

    Loja e rreme shpërblyese përsëri i mashtron përdoruesit në Facebook

    Lajmi i rradhës

    Raportohen 349 dëme nga vërshimet në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë