Raportohen 349 dëme nga vërshimet në Shkup

    Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) sot kumtoi se shkupjanët kanë paraqitur 349 dëme nga moti i ligë që e kaploi Shkupin më 30 gusht të këtij viti, përderisa prona në “East Gate Mall” është e siguruar me franshizë prej 100.000 eurove.

    Qytetarët dhe firmat nga Shkupi raportuan dëme të siguruara në të 11 kompani të sigurimeve. Pothuajse 51 mijë banorë të Shkupit kanë sigurim aktiv të pronës dhe 215 prej tyre raportuan dëme nga stuhia e fortë që goditi zonën qendrore të qytetit në fund të gushtit. Nga të gjitha 349 dëme, 117 janë raportuar vetëm në një kompani sigurimesh.

    Nga të gjitha dëmet e raportuara, numri më i madh, pra 215, janë në pronë apo pasuri të siguruar nga persona fizikë.

    Lajmi Paraprak

    “Nisma për shpalljen e referendumit ka mjaft anomali juridike”

    Lajmi i rradhës

    Gjukanoviq: Shteti është gjithmonë më i fortë se çdo kriminalitet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë