“Një pikë për shërbime”, Shaqiri: Një hap para në procesin e digjitalizimit

    Ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Jeton Shaqiri sot në Ohër së bashku me kryetarin e Qytetit të Ohrit, Z.Konstantin Georgieski morën pjesë në hapjen zyrtare të qendrës për shërbime publike – “Një pikë për shërbime”.

    Me këtë rast ministri Shaqiri theksoi se digjitalizimi i shërbimeve është proces tejet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    “Sot në Ohër, po promovojmë qendrën “Një pikë për shërbime”. Ky është një investim direkt i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe synojmë që kjo qendër të shndërrohet në një lokacion shumë të frekuentuar ku qytetarët e Ohrit do të marrin shërbimet e kërkuara. Për momentin ofrojmë 62 shërbime të drejtpërdrejta, jemi ndërmjetësues për mbi 65 shërbime dhe ofrojmë mbi 800 informacione të nevojshme për marrjen e shërbimeve. Kjo është qendra e pestë me radhë që hapim pas atyre në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Manastir”, informojë ministri Jeton Shaqiri.

    Lajmi Paraprak

    Mjekët në Gostivar kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë karantinim të qytetit

    Lajmi i rradhës

    9 vendet që mbartin infeksione për fëmijët në shtëpi dhe çfarë duhet të bëni për këtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë