NJË SHKËNDIJË E VOGËL MJAFTON PËR KATASTROFË | Angelov tregon skarën e braktisur pranë Treskës

    Kreu i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë qëndrimit në natyrë, në një periudhë kur edhe një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë zjarr.

    Angelov e bëri këtë deklaratë pranë një skare të lënë në natyrë, duke u bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i marrin seriozisht paralajmërimet për rrezikun nga zjarret.

    „Çdo ditë bëj thirrje, çdo ditë paralajmëroj, çdo ditë lutem. U lutem qytetarëve të tregohen të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe të mos shkaktojnë zjarre. Çdo ditë theksoj se mjafton vetëm një shkëndijë për të shkaktuar një katastrofë“, tha Angelov.

    Duke treguar vendin e braktisur për barbekju, ai tërhoqi vëmendjen për rrezikun që paraqet ndezja e zjarrit pranë bimësisë së tharë dhe pyjeve.

    „Këtu, pranë lumit Treska, shohim një vend për barbekju. Shikoni këtë bar të thatë. Shikoni këtë grumbull degësh të thata, që mund ta çojnë zjarrin drejtpërdrejt në pyllin aty pranë. Kjo është një recetë për katastrofë! A duhet të digjet ky pyll i bukur që dikujt t’i zgjohet ndërgjegjja?“, tha Angelov.

    Sipas tij, një sjellje e tillë është jashtëzakonisht e papërgjegjshme.

    „Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, pavarësisht të gjitha thirrjeve që po bëjmë. Prandaj, edhe një herë ju lutem: mos ndizni zjarr gjatë verës. Mjafton vetëm një shkëndijë. A duhet të digjet ky pyll i bukur që dikujt t’i zgjohet ndërgjegjja? Kjo është një sjellje jashtëzakonisht e papërgjegjshme“, përfundoi Angelov.

    Lajmi Paraprak

    Vota e Islandës për BE-në: një komb i ndarë për Europën

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria drejt Brukselit apo përreth Surrelit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë