Një shqiptar në librin Guinness, profesori i matematikës që synon të thyejë rekorde

    Në këtë tavolinë janë të vendosura 23 fanella të cilat do t’i veshë profesori i matematikës Agim Agushi.

    Xhonglieri do duhet t’i zhveshë ato ndërkohë që mban topin me kokë.

    Qëllim ka thyerjen e rekordit të Guinness-it, i cili deri më tani mbahet nga amerikani Abraham Munoz me 22 fanella të zhveshura duke xhongluar topin në këtë mënyrë.- Advertisement –

    Agushi arriti me sukses të vendos rekord të ri te cilin thotë se ia kushton babait të tij.

    Ai tregon se nuk ishte aspak e lehtë.

    Në mbështetje të tij erdhi edhe drejtori për Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

    Pamjet e këtij rekordi do të dërgohen në Londër, ku do të vërtetohet rekordi i radhës i Guinness për profesorin e Matematikës.

    Ndjekja e rregullave të vendosura e bën agimin besimplotë se mund t’ia dalë të jetë pjesë e librit Guinness.

    Agim Agushi synon që vitin e ardhshëm të thyejë edhe rekorde të tjera. /euronews/

    Lajmi Paraprak

    Alarmi i pediatërve për fëmijët që rriten në një shtëpi ku pihet duhan

    Lajmi i rradhës

    Kaos i vërtetë në Tabanoc: Policia arreston doganierë dhe policë, kolegët nuk heqin dorë, i mbrojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë