Çmenduria e vërtetë në pikën kufitare me Serbinë ka ndodhur kur një grup më i madh i doganierëve dhe policëve, kolegë të zyrtarëve të arrestuar, kanë dalë në protestë, duke mos lejuar që kolegët e tyre të përfundojnë në stacion, shkruan Libertas, përcjell Nistori.
Situata për momentin është e tensionuar, nga njëra anë janë policët dhe doganierët që duhet të arrestohen, nga ana tjetër policët që duhet të arrestojnë, por pjesa më e keqe është për qytetarët që presin me orë të tëra për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. Disa qytetarë që presin hyrje-dalje nga vendi po protestojnë edhe jashtë veturave të tyre, por edhe me bori nga veturat e tyre pasi që nga ora 18:00 pika kufitare është mbyllur për qarkullim.
Nga MPB konfirmojnë se së bashku me PThP është duke u zhvilluar një aksion policor, por pasi nuk ka përfunduar nuk mund të ndajnë më shumë detaje me opinionin.
Udhëtarët e revoltuar kërkojnë hapjen e menjëhershme të kufirit, i cili sipas tyre është mbyllur prej më shumë se 3 orësh dhe aty ka një kolonë të gjatë. Shikoni në vijim videon e ngjarjes në Tabanoc. /Nistori/