Tenderi për çerdhet në fazën e evaluimit

    “Porosia që duam të japim me ndërtimin e çerdheve si në Komunën e Tearcës, Bërvenicës, Bogovinës, në Komunën e Miravcit, në Dellçevë , është ajo që për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe vazhdojmë me ndërtimin e çerdheve dhe qendrave për fëmijë për zhvillimin e tyre”, theksoi mes tjerash ministrja Shahpaska

    Aktualisht tenderi për ndërtimin e dy çerdheve në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Komunën e Tearcës dhe në Tetovë, është në fazën e evaluimit. Kështu tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në pyetjen se kur do të fillojë ndërtimi i këtyre çerdheve. “Ndërtimi i dy çerdheve në Tearcë dhe në Komunën e Tetovës do të bëhet me mjete të Bashkimit Evropian dhe realizimi është në procedurë. Dua të them se prokurimi publik zhvillohet sipas rregullativës së Bashkimit Evropian, tenderi është publikuar më 6 prill – zgjati deri më 7 qershor, tani jemi në fazën e evaluimit. Komisioni është i përbërë me anëtarë edhe të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Ministrisë së Financave, megjithatë sigurisht se në këtë komision janë prezent edhe vëzhgues nga delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë. Me rëndësi është se me këto mjete do të ketë akomodim shtesë edhe për 450 fëmijë në këto dy komuna me këtë rrisim programin qeveritarë për 7500 fëmijë në çerdhe në nivel vendi”, informoi ministrja Shahpaska.

    Ajo tha se porosia që duam të japim me ndërtimin e çerdheve si në Komunën e Tearcës, Bërvenicë, Bogovinës, në Komunën e Miravcit, në Dellçevë , është ajo që për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe vazhdojmë me ndërtimin e çerdheve dhe qendrave për fëmijë për zhvillimin e tyre. Në Tetovë çerdhja do të ketë kapacitet për 250 fëmijë kurse në Tearcë çerdhja do të ketë kapacitet për 200 fëmijë. Nga Komuna e Tetovës thonë se bëhet fjalë për një çerdhe me sipërfaqe prej 1644 metra katrorë. “Bëhet fjalë për një çerdhe të madhe, në krahasim me ato çerdhe që u shpallën si projekte për investime në vitin 2019 që kanë të bëjnë me kapacitete më të vogla, në krahasim me atë të Tetovës, prandaj edhe procedurat kanë zgjatur më shumë” thonë nga Komuna e Tetovës.

    Ndërkohë, kërkesa për një objekt të ri të çerdhes për fëmijë ka ardhur si pasojë e nevojës pas stërngarkimit nëpër objektet e çerdheve ekzistuese. Ndërkaq, sipas tenderit të publikuar çerdhja që do të ndërtohet në Komunën e Tearcës do të ketë një sipërfaqe prej 1400 metra katrorë. Përveç parapërgatitjeve të nevojshme, gjegjësisht rrafshimit të terrenit për ndërtimin e objektit të çerdhes rajonale në Komunën e Tearcës, i cili objekt pritet të ndërtohet në zonën e fshatit Përshefcë të kësaj komune, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë hap tjetër konkret për ndërtimin çerdhes në fjalë, as nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e as nga Komuna e Tearcës. Kryetari i kësaj komune, Isen Asani, deklaron se realizimi i këtij projekti nuk varet vetëm nga komuna, por edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga Ministria e Financave dhe nga Bashkimi Europian që e financon materialisht realizimin e këtij projekti nëpërmjet IPARD Programit dhe sipas parashikimeve pritet që në shtator të hidhet gurëthemeli për ndërtimin e objektit të çerdhes në Komunën e Tearcës. “Në këtë drejtim problem dhe vonesa nuk kemi, sepse realizimi i këtij projekti nuk është varur dhe as që varet prej neve sepse tërë procedura ka qenë e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, nga Ministria e financave dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Çdo gjë që na është kërkuar neve e kemi plotësuar” thotë Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës. Sipas autoriteteve lokale, në kopshtet ekzistuese për fëmijë ka numër më të madh të fëmijëve që frekuentojnë se sa kapaciteti i tyre, por shifrat janë për kushte normale dhe jo në kohë pandemie, kur në mënyrë drastike ka rënë numri i fëmijëve nëpër çerdhet e Tetovës./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Njoftim nga MPB-ja lidhur me shitjen e gjedheve gjatë festës së Kurban Bajramit

    Lajmi i rradhës

    “Trashëgimia e Ohrit”, kapitull i ri me Shqipërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë