Nuk jepen shtetësi të Maqedonisë, ASK bën kontrolle të rrepta

    Nuk do të jepen nënshtetësi derisa të bëhen kontrollet e nevojshme nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se “Gjatë formimit të ASK-së, ata kanë trashëguar mbi 20 mijë kërkesa të papërpunuara nga shërbimi i mëhershëm. Ritmi atëherë ishte më i ngadaltë se ritmi tani, në krahasim me kërkesat e kontrollit, përcjell Nistori.

    Nëse atëherë gjatë muajit janë përgjigjur 100-200 kërkesa, tani është rritur në mbi 1000 kërkesa.

    “Kontrollet janë më të gjata dhe përfshijnë pyetësorë më kompleksë se më parë, sepse ne jemi anëtar i NATO-s,” tha Kovaçevski.

    Ai shtoi se do ta informojë ASK-në për çështjet që kanë të bëjnë me shtetësinë, në mënyrë që nëse ka mundësi, për të rritur më tej ritmin e puna. Në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kanë ngecur mbi 2000 kërkesa të cilat po përpunohen. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Këta politikanë!

    Lajmi i rradhës

    SPOGjSh: Rritja e pagës minimale nënvlerëson puntorët e qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë