Këta politikanë!

    Teresa Galeote Dalama
    Përktheu: Bajram Karabolli

    Politika, si një art i së mundshmes, si një sistem organizimi për kombet, si një formulë bashkëjetese midis burrit dhe gruas, është ajo që solli civilizimin. Kjo është e vërtetë. Por, ka edhe një të vërtetë tjetër të dhimbshme: e vërteta se ne vuajmë nga një politikë e degraduar aq shumë, saqë është e thjeshtë për ta sharë atë.

    Të vjen keq kur vëren se politika është synim për pushtet ekonomik i atyre që, për t’u rregulluar vetë, nuk duan rregulla; atyre u mjafton sundimi despotik, tirania; ata kanë normat e tyre për të siguruar interesat dhe privilegjet e veta. Interesat e tyre ekonomike, përherë, bien ndesh me interesat shoqërore dhe kombëtare. Por, kurrë, si tani, ata nuk kanë qenë aq të babëzitur, kurrë si tani nuk kanë aq cinikë, aq të paturpshëm, për të rrëmbyer privilegje, për të shmangur ndëshkimin e tyre të merituar, duke e bërë gënjeshtrën vetinë kryesore të identitetit të tyre.

    Sot, politika pushtetare është zënë nga një hordhi grabitqarësh, të cilët, për të ushqyer veten e tyre, pa kurrfarë turpi dhe frike, sakrifikojnë interesat e larta kombëtare, madje sakrifikojnë edhe jetë njerëzish. Këta janë politikanë që e shikojnë kombin si një fermë për përfitimin e tyre, si një feud, ku ata sundojnë vasalët e tyre.

    Në politikë gjithmonë ka pasur dhe vazhdon të ketë burra dhe gra me vokacion të plotë për t’i shërbyer kombit dhe shoqërisë, por sot ata sa venë dhe rrallohen më shumë dhe numri i tyre është tejet i vogël përballë ortekut të “të patremburve”, që politikën e vënë në shërbim të tyre. Këta të fundit jetojnë prej politikës, pa u kujdesur për asgjë tjetër, veçse për rrogën e tyre të majme dhe për privilegjet e tjera të pambarimta.

    Athua ky vend dhe ky popull, për shekuj të tërë, është mësuar me tirani dhe nuk e ka për gjë këtë tiraninë e sotme?!

    Mos harroni se ka shekuj që Dekarti ka thënë: “E kaluara peshon më shumë se një pllakë varri”.

    Ndërsa, shkrimtari spanjoll Benito Pérez Galdós: “Kurrë nuk do t’i afrohesha politikës, si një vend pune, kësaj karriere të rehatshme, të lehtë dhe fitimprurëse, që përbën një klasë, ose më saktë një racë njerëzish batakçinj plot oreks, që na drejton dhe na kullot si një tufë e bindur”.

    Lajmi Paraprak

    100 mijë aplikime për vizë gjermane | Në Kosovë vijon emigrimi masiv, të rinjtë kërkojnë punë në perëndim

    Lajmi i rradhës

    Nuk jepen shtetësi të Maqedonisë, ASK bën kontrolle të rrepta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë