Nuk ka ilaçe për të prekurit me epilepsi në Maqedoni

    Buneski: Ndërprerja e terapisë rrit sulmet epileptike

    Me muaj të prekurit nga epilepsia nuk mund të gjejnë ilaçin e nevojshëm për sëmundjen e tyre. Shkuam për të pyetur në barnatore përse nuk është ilaçi.

    Farmacistja: Nuk ka.

    Gazetarja: Përse?

    Farmacistja: Është deficitare.

    Gazetarja: Në asnjë barnatore tjetër?

    Farmacistja: Jo. Prej moti janë deficitare.

    Pyetëm edhe në Fondin shëndetësor por prej aty pa përgjigje.

    “Vizituam disa barnatore për të parë a e kanë ilaçin e shumëkërkuar nga disa qytetarë të cilët vuajnë nga sëmundja e epolepsisë por në asnjë barnatore nuk kishte. Sipas punëtoreve kanë deficit të këtij ilaçi disa muaj“.

    E ndërprerja e ilaçeve kundër epilepsisë mund të shkaktojë rritjen e sulmeve, thotë Dean Bunevski nga Shoqata Epilepsia në Maqedoni.

    “Në qoftë se e ndërprejnë terapinë mundësia për të pasur sulme epileptike është e madhe. Disa njerëz këtë terapinë duhet ta marrin tërë jetën. Kjo ndikon që edhe të humbin punën. Për momentin nuk kemi fare zë shpresoj se institucionet do ta përmirsojnë këtë”, thotë kryetari i Shoqatës “Epilepsia Maqedoni”, Dean Buneski.

    Furnizimi i barnave për personat me epilepsi është i mangët duke u nisur nga lista esenciale, por mungojnë edhe barna specifike emergjente,

    “Ne kishim kërkesë deri me Ministria e Shëndetësisë që të na mundësojë këto barna që të na lehtësohet deri te qajsa e këtyre ilaçeve por deri më tani nuk kemi përgjigje. Pacinetët janë të detyruar që ilaçet vetë t’i sigurojnë nga shtetet tjera”, deklaroi Buneski.

    Ndonëse nuk ka statistika të sakta se sa është numri i personave që vuajnë nga epilepsia në vend por sipas shoqatës “Epilepsia Maqedoni” ka rreth 25 mijë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërkaq sëmundja e epilepsisë tashmë ka prekur 65 milionë njerëz në tërë botën, derisa vetëm në Evropë janë rreth 6 milionë njerëz të prekur me epilepsi. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Në mundsh

    Lajmi i rradhës

    KFOR-i konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tij në Zubin Potok

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë