Në mundsh

    Rudyard Kipling

    Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
    e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
    sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
    por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
    Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
    e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
    madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
    me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

    Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
    të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
    dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
    ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. ..
    Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
    në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
    t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
    e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

    Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
    si në kumar, në një të vetme lojë,
    të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
    dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
    Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
    të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
    e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
    që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

    Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
    e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
    Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
    dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…
    Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
    me vepra që peshojnë
    dije dhe mos kij asnjë dyshim,
    se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
    dhe NJERI do jesh ti !!!

    Lajmi Paraprak

    RMV, porositë onlajn ulin xhiron në rrjetin tregtarë

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka ilaçe për të prekurit me epilepsi në Maqedoni

    Lajme tjera

    Analfabeti politik

    Bertolt Brecht Më i keqi analfabetështë analfabeti politik.Nuk dëgjon, nuk fletnë ngjarje politike pjesë nuk merr.Ai nuk e…
    Më tepër

    Varret pa të vdekur

    Tregim nga Binak Kelmendi Dielli sa nuk kishte perënduar, s’e kishte as një konop samari për t’u fshehur…
    Më tepër

    I MBETUNI

    Ndre Mjeda Edhè shtâza po gazmohet,Edhè bari mungullon ;N’shênd natyra gjith po çohet,Veç ti, i mjeri, po gjimon.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë