Nuk ka paga për mësimdhënësit e shkollën së muzikës në Strugë

    Për shtatëmbëdhjetë muaj punëtorët e shkollës fillore komunale të muzikës në Strugë nuk kanë marrë pagë. Nuk ka pagë për mësuesit që punojnë në shkollën që nga hapja e saj, por edhe për ata që janë punësuar ndërkohë. Shkolla u hap me pompozitet, në kulmin e fushatës zgjedhore në shtator të vitit 2021. Por atë kohë as pushteti lokal me Ramiz Merkon në krye dhe as ministrat e pranishëm nuk thanë se nuk kishin siguruar as financa dhe as staf. Drejtori thotë se kanë marrë premtim se problemi me pagat do të zgjidhet, por presin të marrin edhe miratimin për punësimin e mësuesve.

    Kontaktuam edhe me mësuesit, nuk deshën të flasin para kamerave, por thonë se autoritetet u kanë premtuar se do ta zgjidhin problemin deri në fund të shkurtit. Prindërit paralajmërojnë protesta në mbështetje të mësuesve.

    “Kemi një fëmijë dhe jemi shumë të kënaqur me mësuesit, që japin mësim në shkollën fillore të muzikës në Strugë. Ata mësues nuk marrin rrogë, dhe ne vërtet kemi frikë, sepse mund të humbasim diçka që është bërë mirë për fëmijët, nëse nuk rregullohen ato marrëdhënie mes shkollës, themeluesve të shkollës dhe autoriteteve tjera shtetërore, që duhet të kompensohen për atë që investojnë, nëse shuhet kjo shkollë, do të jetë në dëm të fëmijëve tanë”, tha Dejan Lazareski-prind.

    Ministri i Arsimit Shaqiri, thotë se ka qenë në dijeni të problemit, por tregon se problemi nuk është vetëm te pagat, por edhe te moszgjidhja e statusit të arsimtarëve.

    “Unë jam falenderues ndaj atyre mësimdhënësve që kanë pas vullnetin e mirë jo vetëm në periudhën që unë jam ministër por janë edhe më herët duke mbajtur gjallë por ne sëshpejti do të japim pëlqimet e para për të rregulluar statusin e atyre profesorëve të cilët ndoshta nuk do të jenë në numrin total sa ka qenë kërkesa komunës së Strugës ose e shkollës sepse është bë përcjellja e dokumenteve por është një veprim i mirë i cili do të merret pëlqimi dhe ato ti mund t’i plotësojnë orët”, deklaroi Jeton Shaqiri-Ministër i Arsimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse protestojnë medresantët!

    Lajmi i rradhës

    Analisti Jonuz: Taravari është në nivelin dhe kapacitetin e një politikani si Arben Xhaferi (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë