Kasami kërkon nga Prokuroria që të hetojë rastin e Teuta Arifit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    “Padi penale ndaj ish-kryetares së Komunës dhe një zyrtare të afërt të saj, ndaj një gjykatësi dhe një avokati nën dyshimin se kanë keqpërdorur autoritetin dhe pozitën zyrtare duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Tetovës, në vlerë prej 68 milionë denar për të cilën lëndë ne që nga marrja e mandatit vetëm për kamatë ne kemi paguar mbi 29 milionë denarë, përafërsisht gjysmë milion euro.” – kështu deklaroi sot për mediat kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njofton Nistori.

    Lënda me Nr. P47/20 për të cilën bëhet fjalë, ka të bëjë me një pronë ekspropeimi i së cilës është bërë shumë më herët dhe vlera ka qenë afër 50 mijë euro. Sipas Kasamit ish-drejtuesit nuk kanë reaguar në kohë dhe nuk kanë parashtruar asnjë ankesë apo të bëjnë marrëveshje me palën që të mos dëmtohet buxheti i komunës së Tetovës. Ai kërkoi nga Prokuroria që të hetojë rastin dhe nëse personat kanë qenë bashkëpjesëmarrës në veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

    “Ne kërkojmë nga Prokuroria Publike që ky rast të hetohet dhe të konstatohen të gjitha lëshimet e mundshme që janë bërë dhe gjithashtu kërkojmë të dëmshpërblehet komuna për dëmin financiar që i është shkaktuar. Po ashtu kërkojmë nga Prokuroria Publike të shqyrtojë faktin nëse personat e lartpërmendur a kanë qenë bashkëkryerës të veprës penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare në përputhje me nenin 353 paragrafi 3  me paragrafin 1 neni 22 të Ligji për vepër penale si dhe bashkë-autor të veprës penale pengimin e të drejtës nga neni 368a – paragraf 5 të LVP.” – deklaron Kasami.

    Ai shtoi se, borxhi i madh i komunës, xhirollogaria e bllokuar dhe së fundmi lënda ku vlera e ekspropejimit ka qenë 3 milionë denarë, ku vlera e kamatës është 65 milionë denarë, janë pengesa për funksionimin normal të komunës. Sipas tij, borxhi i komunës është zvogëluar, por nuk tregoi saktë për sa, sepse për shumën e saktë pritet vendim përfundimtar për lëndën në fjalëm, ku prokuroria do të pezullojë pagesën e kësaj kamate dhe se kanë marrëveshje me bizneset që ata t’ia falin kamatën komunës dhe në momentin që do të qartësohet situata në lidhje me këtë lëndë, ai do të del me një qëndrim zyrtar në veçanti për borxhin e zvogëluar.

    Ndryshe, ish-kryetarja Arifi, komunën e la në borxh me rreth 24 milionë euro dhe llogari të bllokuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka para për administratën | KSL do të vazhdoj me kërkesën për rritje të pagave

    Lajmi i rradhës

    MVL sot e kuptoi njoftimin e Kasamit për shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë