ShBA: Kërkesa e Rusisë për rubla për gaz është shenjë e ‘dëshpërimit’

    Kërkesa e presidentit rus Vladimir Putin që blerësit e huaj të paguajnë për gazin rus në rubla është një shenjë e “dëshpërimit” ekonomik dhe financiar të Moskës.

    Kështu tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Ned Price të enjten, i cili vlerësoi se ky dëshpërim është shkaktuar nga sanksionet perëndimore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

    Putin tha se blerësit e gazit rus duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse dhe t’i përdorin ato për të bërë pagesa për dërgesat e gazit nga e premtja (1 prilli).

    Vendet evropiane, disa prej të cilave mbështetenshumë në gazin rus, e kanë refuzuar kërkesën dhe qeveria gjermane tha se ajo përbënte “shantazh”.

    “Unë mendoj se në thelb ky është vetëm një tregues tjetër i gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ekonomia e Rusisë,” u tha Price gazetarëve në një konferencë të rregullt për shtyp, duke shtuar se u takonte vendeve evropiane të vendosin pë reagimin e tyre.

    Sanksionet, kontrollet e eksportit dhe masat e tjera ekonomike të vendosura në përgjigje të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt kanë pasur “një efekt të rëndësishëm, thelbësor dhe të thellë” dhe kanë çuar në “dëshpërim ekonomik dhe financiar” nga ana e Rusisë, tha Price. /REL/

    Lajmi Paraprak

    OBSh: 3.5 miliardë njerëz probleme me shëndetin oral | Ndikojnë uji dhe higjena

    Lajmi i rradhës

    “Numri i popullatës në diasporë sipas regjistrimit, nuk përkon me realitetin”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë