Numri i refugjatëve ukrainas në Poloni kalon katër milionë

    Numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre për në Poloni që nga pushtimi i Rusisë ka kaluar shifrën 4 milionë, sipas agjencisë polake të patrullimit kufitar.

    Kjo agjenci e ka bërë publike këtë shifër të dielën përmes një postimi në Twitter.

    Të dhënat më të fundit tregojnë se 24,900 njerëz kanë mbërritur në Poloni të shtunën më 11 qershor.

    Megjithatë, është e pamundur të thuhet se sa nga ata njerëz kanë qëndruar në Poloni dhe sa kanë udhëtuar më tej në vende të tjera të Evropës Perëndimore.

    Presidenti polak Mateusz Morawiecki kohët e fundit tha se vendi i tij po strehon rreth 2 milionë refugjatë ukrainas.

    Autoritetet polake të shtunën vunë në dukje po ashtu se 28,000 njerëz po largoheshin nga Polonia, shumë prej të cilëve u kthyen në zonat që janë rikthyer nën kontrollin e Ukrainës.

    Ukraina kishte një popullsi prej më shumë se 44 milionë qytetarësh para pushtimit.

    Shumë nga ata që ikën u drejtuan për në Poloni, e cila ndan një kufi 500 kilometra të gjatë me Ukrainën. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Zidane do të jetë trajner i PSG-së për tre vitet e ardhshme?!

    Lajmi i rradhës

    Sa i dëmshëm është përdorimi i kufjeve?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë