Zidane do të jetë trajner i PSG-së për tre vitet e ardhshme?!

    Mediat vazhdojnë të insistojnë se Zinedine Zidane do të jetë trajner i PSG-së për tre sezonet e ardhshme.

    Gazetari Ramon Fuentes i Mundo Deportivo publikoi një raport që detajon negociatat e trajnerit me gjigantët francezë. Sipas këtyre informacioneve, Paris Saint-Germain më në fund arriti të bindë Zidanen se drejtimi i klubit është në interesin e të dyja palëve.

    Njoftimi për zyrtarizimin nuk do të ndodhë deri në fund të qershorit për disa arsye, por sipas mediumit spanjoll ka tashmë një marrëveshje.

    Ka informacione në lidhje me vendndodhjen e Zinedine Zidane, ku sipas Mundo Deportivo, francezi është në Katar ku u takua me pronarin e PSG-së, Tamim bin Hamad Al Thani.

    Gjithmonë sipas Fuentes së Mundo Deportivos, kjo marrëveshje mes Zidane dhe PSG është e mbyllur.

    Agjenti i Zinedine Zidane e mohoi se trajneri francez po nënshkruan me PSG-në. Ai tha se nuk ka marrëveshje dhe asgjë nuk bëhet pa e ditur ai.

    Në anën tjetër mediat në Francë kanë shkruar se Maurizio Pochettino po largohet dhe klubi ka bërë gati 15 milionë euro dëmshpërblim për të.

    Argjentinasi nuk ka arritur të jap atë që është pritur nga ai. 

    Lajmi Paraprak

    “Gjyqësori i digjitalizuar është më efikas dhe më transparent”

    Lajmi i rradhës

    Numri i refugjatëve ukrainas në Poloni kalon katër milionë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë