Numri i shqiptarëve është ulur dukshëm në shumë komuna me shumicë shqiptare

    Regjistrimi i shtatorit të vitit të kaluar tregon rënie drastike të numrit të banorëve në Komunën e Gostivarit.

    Në krahasim me vitin 2002, Gostivari ka mbi 21 mijë banorë më pak. Shqiptar më pak se në vitin 2002 janë mbi 20 mijë kurse maqedonas më pak se në vitin 2002 janë mbi 2 mijë.

    Në Komunën e Kërçovës janë regjistruar mbi 17 mijë banorë më pak se në vitin 2002. Në këtë komunë, shqiptar janë regjistruar 16 mijë më pak se në vitin 2002.

    Struga ka të regjistruar mbi 12 mijë banorë më pak. 5 mijë më pak maqedonas dhe 9 mijë më pak shqiptarë janë regjistruar në Komunën e Strugës.

    Manastiri ka mbi 10 mijë banorë më pak se 20 vite më parë. Në këtë qytet, maqedonas janë regjistruar 15 mijë më pak se në vitin 2002.

    Regjistrimi i popullsisë

       2002                      2021                   Dallimi

    Gostivar                             81,042                   59,770                21,272   

    Kërçovë                              56,739                   39,669                17,070

    Strugë                                63,376                    50,980                 12,396

    Manastir                           95,385                     85,164                10,221

    Përqindja e shqiptarëve për herë të parë në këtë regjistrim ka tejkaluar 20% në Komunën e Gazi Babës. Janë regjistruar gjithsej  64.9% maqedonas dhe 20.3% shqiptar. Kushtetuta parashikon zbatimin e shqipes në komunat ku atë e flasin mbi 20% e banorëve.

    “Në njësitë e vetëqeverisjes lokale gjuha dhe alfabeti të cilin e përdorin të paktën 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, përskaj gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik. Për përdorimin e gjuhës dhe alfabetit të cilin e flasin të paktën 20% e qytetarëve në njësinë e vetëqeverisjes lokale, vendosin organet e njësisë së veteverisjëqes lokale”, thotë Amendamenti 7, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, deklaroi se ky nën i Kushtetutës duhet të respektohet edhe në Komunën e Gazi Babës.

    “Kushtetuta është e qartë. Është akti më i lartë juridik në vend dhe duhet respektuar. Nuk ka zgjidhje tjetër”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    Numri i shqiptarëve ka shënuar rritje edhe në Komunën e Çashkës. Nga 35% në vitin 2002, tani shqiptarët përbëjnë 50% të banorëve në këtë komunë.

    Ndërkohë, Partia për Lëvizjen e Turqëve vlerëson se në Komunat Karbinicë, Konçe dhe Vasilevë duhet të zyrtarizohet turqishtja meqë më shumë se 20% e banorëve janë deklaruar turq.

    “PLT pret përmirësim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të komunitetit turk, hapje të paraleleve në gjuhën amtare turke në një sërë fushash”, tha Partia për Lëvizjen e Turqve.

    Në përgjithësi, në 66 komuna në të gjithë vendin ka më pak banorë se sa në vitin 2002. Vetëm në 14 komuna ka më shumë banorë se sa para 20 vitesh.

    Rezultatet e regjistrimit të publikuara një ditë më parë treguan se numri i përgjithshëm i popullsisë është 2 milion e 97 mijë e 319. Numri i popullsisë rezidente është 1 milion e 836 mijë e 713. Mbi 260 mijë persona janë regjistruar se jetojnë në diasporë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Drejtoria e Doganave: “Base Oli”, ka importuar vaj të papërpunuar

    Lajmi i rradhës

    Rusia kërkon vetëm rubla në shkëmbim të gazit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë