Nxënëset e mjekësisë solidarizohen me të sëmurët nga leukemia

    Të radhitura njëra pas tjetrës e me flokë të lëshuara në shpinë, mbi 40 nxënëse të shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup prenë flokët e njëra tjetrës për t’i dhuruar për fëmijët me leucemi, në Klinikën e Fëmijëve. Në momentin që dhuruan flokët, nxënëset dhanë mesazhe frymëzuese për fëmijët që vuajnë nga leukemia.

    “Flokët që ne i dhamë le të bëhen shpresë për ju, buzëqeshja juaj vlen më shumë se gjithçka”, tha Amra Sinani, nxënëse.

    “Ti je më i guximshëm se sa beson, më i fortë se ç’dukesh, më i zgjuar se sa mendon dhe dy herë më i bukur nga se e kishe menduar ndonjëherë”, deklaroi Melek Asani, nxënëse.

    “Mos u dorëzo, beso, lufto dhe shpreso”, theksoi Ajshe Iseni, nxënëse.

    Përveç që dhuruan flokët nxënësit bën edhe dhurata për këta fëmijë.

    “Kemi mbledh edhe dhurata të cilat do u’a dhurojmë fëmijëve që janë në kimio terapi. Qëllimi I gjithë kësaj që u fillua ishte që të shohim gëzimin te këta fëmijë. Ndjenja për ti gëzuar të tjerët është padyshim shumë e bukur”, u shpreh Kanita Sadiku, nxënës.

    Nxënësit që realizuan projekt në këtë temë, apeluan që të bëhen kontrolle urgjente në rast se dikujt i paraqiten simptoma: plogështi, ngecje në frymëmarrje, lëkurë e zbehtë, rritje e temperaturës, shfaqje e mavijosjeve pa ndonjë arsye dhe pika të kuqe nën lëkurë.

    “Nëse zbulohet vonë mund të shpërndahet në tërë trupin, gjegjësisht mund të paraqet komplikime dhe probleme serioze shëndetësore. Me rëndësi është të ushqeheni shëndetshëm, të flini dhe të pushoni mjaftueshëm dhe të mundoheni të qëndroni aktiv. Jeta me kancer do të ketë ndikim negativ edhe në jetën tuaj emocionale prandaj do t’ju kisha këshilluar të gjeni mbështetje tek prindërit, shoqëria dhe rrethi që ju rrethon”, u shpreh Subije Duraki, nxënëse.

    Aktivitet u organizuan me rastin e Ditës botërore të Shëndetësisë dhe përvjetorit të shkollës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Der Lejen i kujton Petkovit se RMV-së dhe Shqipërisë u janë premtuar negociata

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Regjistrimi është politizuar dhe etnizuar, pa nevojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë