Nxënësit kërkojnë transport falas në të gjithë territorin e RMV-së

    Fotografia: Ilustruese

    Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) do propozojë projekt-ligj për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm me të cilin do të kërkojnë që të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të kenë të drejtën e transportit hekurudhor dhe me autobus falas, në të gjithë rajonet e vendit gjatë gjithë vitit kalendarik.

    Kryetari i UNSHM-së, Luka Paviçeviq, tha se ekipet e Sindikatës kanë përgatitur dy draft-zgjidhje ligjore që së shpejti mund të hyjnë në procedurë parlamentare. E para i referohet transportit falas për të gjithë gjimnazistët.

    “Vetë sistemi është diskriminues, nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë 2.5 km larg nga shkolla e tyre si dhe ata në shkollat private nuk kanë të drejtë për transport falas. Ndërsa, ata që e kanë, e humbasin të drejtën gjatë festave, gjë që ua pamundëson lëvizshmërinë”, tha Luka Paviçeviç.

    Paviçeviq tha se projektligji i dytë do t’u mundësojë që në secilën shkollë të kenë këshilltarë të nxënësve dhe zgjedhje demokratike për kryetarë të këshilltarëve.

    “Organizimi i shkollës së mesme është i rëndësishëm për kanalizimin e zërit të gjimnazistëve për përmbushjen e kërkesave dhe interesave të tyre. Momentalisht kjo nuk është e rregulluar me ligj por është lënë në vullnetin e shkollave. Kjo shpesh lejon që studentët të mos kenë fare përfaqësim demokratik të studentëve ose emërtohen nga drejtorët . Kjo duhet të ndryshojë dhe ne kemi përgaditur tashmë projektligjin. Ai garanton ekzistencën e këshilltarëve të nxënësve në çdo shkollë, pavarsinë e tyre nga organet e tjera të administratës nëpër shkolla dhe zgjedhje demokratike dhe të të drejtëpërdrejta për kryetarët e këshillave të nxënësve”, tha Luka Paviçeviq

    Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me qëndrimin e tyre për protestën e SASHK-ut, ata thanë se kur nxënësit dalin në grevë, profesorët u shkruajnë mungesa pa arsye, dhe pyesin se kush do t’u shkruaj profesorëve mungesat pa arsye. Sipas tyre, shteti duhet të sigurojë për të gjithë nxënsit mësim pa ndërprerje.

    Lajmi Paraprak

    A janë çokollatat “Kinder Surprise” helmuese edhe në Maqedoninë e Veriut?

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Palermo” dhe lufta kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë