Nxënësit në RMV, “mjeshtër” për të kopjuar!

    Kopjimi është problem i madh në nivelin e lartë arsimor të Maqedonisë dhe si i tillë mund të ndikojë në rënien e cilësisë së mësimeve. Kjo dukuri vazhdon të jetë e pranishme në çdo shkollë. Nxënësit përdorin metoda të ndryshme për të kopjuar dhe kjo përveç që tregon për mungesën e kritereve dhe monitorimin jo të rreptë nga arsimtarët, në anën tjetër flet edhe për mungesën e përkushtimit për dije të nxënësve. Arsimtarët thonë se dukuria e kopjimit është e pranishme në të gjitha gjeneratat-së edhe përkundër masave që thonë se i kanë ndërmarrë për ta parandaluar këtë dukuri.

    Nxënësit kanë një bashkëpunim të mirë sa i përket përgatitjes për kopjim dhe shkëmbimit të testeve. Në rrjete sociale ka grupe të shumta zakonisht të mbyllura në WhatsApp, ku nxënësit shpërndajnë testet me pyetje dhe përgjigje dhe materiale për testim që janë marrë ose janë fotografuar nga nxënës të tjerë gjatë mbajtjes së provimeve.

    Këtë e pohon edhe një nxënëse nga shkolla e mesme private “Yahya Kemal” në Shkup, e cila thotë se kopjimi është mjaftë sfidues por jo edhe i pamundur.

    “Telefonat celularë na shërbejnë goxha, në kohën e testimit. Nuk përdorim gjithmonë mëtodën e njejtë, kopjojmë edhe me letra. Jemi të mësuar se si të fshihemi në mënyrë që të mos na dallojnë kur kopjojmë. Dëgjuset e tipit “Airpods” janë mjaft të sofistikuara, sepse nuk dallohen që i ke në vesh dhe mjafton dikush tjetër të t’i lëxojë përgjigjet nga ana tjetër e telefonit”, rrëfeu nxënësja e cila shton se kur zihen duke kopjuar, ndodh që edhe të mos ndëshkohen fare.

    “Javën e kaluar kishim test, u zura me telefon. Arsimtarja e lëndës më tha që do të më denoncojnë për kopjim tek kujdestarja e klasës, por nuk e bëri. Ndonjëherë edhe na ndëshkojnë, por gjithmonë varet se me kë arsimtarë kemi punë”, thë nxënësja e shkollës së mesme nga Shkupi.

    Në lidhje me dukurinë e kopjimit, profesori Ariton Rama, ka thënë se tendenca e kopjimeve është dukuri që e dëmton seriozisht procesin mësimorë dhe cilësinë e mësimit. “Fenomeni i kopjimit është më prezent sot se sa në të kaluarën, për arsye të mos interesimit për lexim, që është nuancë në rritje si dhe përsosshmëria e mekanizmave pra mjetet për kompijim janë më të sostifikuara. Po jetojmë në botën e inovacionit. Kur u pyet se si një profesor arrin të vlerësojë me notë reale një nxënës apo student i cili në testim nuk ka shfaqur dijen reale që posedon, Rama shtoi se praktikohen të gjitha metodat për vlerësimin e denjë të studentëve. “Tendencat janë që ne si palë vlerësuese ta luftojmë sa më shumë këtë fenomen që edhe vlerësimi të jetë real. Kryesisht ka edhe penalizime kur studenti zihet në flagrancë, një nga masat është heqja e të drejtës për pjesmarrje në provim për disa afate të tjera”, shtoi Rama. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Analistët serbë: Vuçiç nuk mund dhe as nuk do të shkëputet kurrë prej Putinit

    Lajmi i rradhës

    Cigaret elektrike, popullaritet të madh edhe në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë