“O sistem i korruptuar, ti arsimin po e vret!” | Maturantët sërish në protestë para Ministrisë!

    Maturantët kanë vijuar sot për të dytën ditë radhazi protestën në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore.

    Qindra maturantë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe Rrugën e Durrësit ku po devijohet lëvizja e mjeteve. Ata kërkojnë anulim të VKM-së lidhur me provimet e maturës, duke paralajmëruar se nëse nuk do të ketë ndryshim do bëhet bojkotim.

    Duam ndryshim! Anuloje VKM-në! Po s’pati ndryshim, do bëhet bojkotim! Zyrat bosh, Rozana me pushime! Nuk ka dialog, nuk ka negociata, plotësoni kërkesat se janë shumë të qarta!”, ishin disa nga thirrjet e tyre.

    “O sistem i korruptuar, ti arsimin po e vret! Kërkojmë ndryshim dhe jo rivlerësim”, brohoritën në kor maturantët.

    Disa nga maturantët shprehen se provimi i matematikës ishte i vështirë dhe  i pabazuar në ato që ata janë përgatitur. Disa prej maturantëve kërkojnë po ashtu uljen e pragut të pikëve. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Peshku ‘Rufjo’ bie në grepat e peshkatarëve të Shqipërisë (Foto)

    Lajmi i rradhës

    FOL

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë