VMRO-Partia Popullore e mbështet propozimin e ri francez

    Nga VMRO-Partia Popullore sot sërish janë deklaruar se mbështesin propozimin e ri francez.

    Nga kjo parti thonë se në këtë propozim është ruajtur gjuha dhe identiteti.

    “Siç pamë në reagimet e djeshme, më së shumti manipulohet me vendin e gjuhës maqedonase në rrugën tonë të ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Nëse diçka është kristalisht e qartë në këtë marrëveshje, ajo është se gjuha maqedonase është kristalisht pastër e definuar dhe kjo do të jetë gjuha me të cilën më tej Maqedonia do të komunikojë dhe arrijë marrëveshje me tërë botën”, thonë nga VMRO-Partia Popullore.

    Kujtojmë së propozimi i modifikuar francez u ndryshua nga varianti i parë me kërkesë të Maqedonisë, pasi diplomacia e Maqedonisë tha se gjuha, identiteti dhe historia nuk duhet te jenë pjesë e negociatave me Bullgarinë.

    Lajmi Paraprak

    Aleksandar Vulin përkrah ushtarit serb që bart simbolin famëkeq rus ‘Z’

    Lajmi i rradhës

    Të rriturit në dhomë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë