Aleksandar Vulin përkrah ushtarit serb që bart simbolin famëkeq rus ‘Z’

    Se Serbia vazhdon të jetë në anën e agresionit ushtarak rus, kjo tregohet nga përkrahja që merr Kremlini nga nivelet e larta shtetërore të Beogradit.

    Veçanërisht një gjë të tillë po e bënë ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

    Vulin gjatë takimit me disa nga pjesëtarët e policisë, afër tij është parë edhe një ushtar i cili në veshjen e tij vërehet simboli famëkeq i agresionit ushtarak rus “Z”.

    “Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin”, shkruan Daniel Smith në Twitter.

    Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Ballkan, pas Bjellorusisë në Evropë, që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi agresionin e paprecedent ushtarak në Ukrainë.

    Fillimisht e përdorur në tanket ruse që kanë hyrë në Ukrainë, simboli famëkeq “Z” shumë shpejt nisi të përdorej nga rusët si shenjë mbështetjeje për pushtimin ushtarak.

    Ambasada e Ukrainës në Beograd kishte thënë se “Z” do të thoshte ‘Vrisni ukrainasit’. Kjo Ambasadë u pati bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të largojnë këtë simbol nga muret e ndërtesave dhe makinat. 

    Lajmi Paraprak

    Top shtatë vendet që duhet vizituar nëse shkoni në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    VMRO-Partia Popullore e mbështet propozimin e ri francez

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë