OEMVP ankohet për çmimet e ngrira | Qeveria nuk do të ndalet, do të ngrijë edhe çmime tjera

    Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore Nebi Hoxha, u shpreh kundër vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të disa produkteve, por edhe kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ai tha se kompanitë detyrohen të rrisin kostot e produkteve nëse shtrenjtohet energjia elektrike. Kërkoi që të subvencionohen kompanitë produktet e të cilave do të kenë ngrirje çmimi.

    Hoxha paralajmëroi se së shpejti do të dalin me një reagim të fuqishëm kundër këtyre vendimeve.

    “Ne si odë jemi me qëndrim që çmimet të jenë fleksibile sepse edhe ne kemi mirëkuptim ndaj qytetarëve duke pasur parasysh se çështja ekonomike e vendit është me rëndësi, mirëpo për ne është me rëndësi që këto çmime të jenë më një masë të duhur  për shkak se jemi të ballafaquar me rritjen e kostove për produktet tona që do të thotë se në një formë jemi të detyruar të lëvizim çmimet në aspekt negative, pra të rrisim çmimet“, tha Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP.

    Hoxha vlerëson se ngrirja dhe shtrenjtimi do të rezultojë me ulje të prodhimtarisë si dhe reduktim të numrit të të punësuarve.

    “Gjithsesi se është një nga shkaktarët kryesorë që ndikon në koston dhe në rast se kompanitë nuk kanë llogari të prodhojnë ata me siguri se do të zvogëlojnë kapacitetin e  tyre dhe më e keqja është se mund të zvogëlojnë dhe numrin e të punësuarve, prandaj duhet edhe një konsultë me bizneset”, pohoi Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP.

    Pavarësisht ankesave të Odës, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njoftoi se në seancën e ditës së martë do të shtojë edhe produkte tjera në listën e produkteve me çmime të ngrira. Por e njëjta nuk do të zgjas më shumë se dy muaj, shtoi ai.

     “Ngrirja është një masë shumë e përkohshme, e cila ka të bëjë me një muaj maksimum dy muaj, ndërsa zhvillimin ekonomik të kompanive nuk e vë në asnjë dyshim sepse i shihni vetë parametrat dhe disponimin te kompanitë tona”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër.

    Grubi the se Qeveria ka sjellë vendim që rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të jetë më e lartë se 10%. Njëjtë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dje premtoi se rritja do të jetë nën 10%.

    Lajmi Paraprak

    Luftë për ide, apo tregti për kolltukë!

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, realitet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë