OEMVP: Masat që po ndërmerr Qeveria nuk e ulin inflacionin, i njëjti ka arritur në 9.5%

    Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thotë se masat që po ndërmerr Qeveria nuk janë adekuate për zvogëlimin e inflacionit andaj duhet të ndërmerren masa alternative dhe në të ardhmen duhet të ndërpriten praktikat e institucioneve për mos konsultimin e odave ekonomike gjatë ndërmarrjes së të njëjtave.

    “Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion i cili për mision ka mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve por edhe ekonomisë në përgjithësi, gjithmonë apelon që masat që ndërmerren nga ana e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse të bazohen në analiza dhe me parashikim të detajuar të rreziqeve që mund të sjellin të njëjtat. I tillë ishte rasti i ngrirjes së vazhdueshme të çmimeve të dhjetëra produkteve, e cila në fund po dëshmon që kjo masë nuk ka arritur efektin e parashikuar dhe proklamuar. Në bazë të deklaratës së Guvernatores së Bankës Popullore znj. Anita Angelovska Bezhoska, Inflacioni ka arritur në 9.5% që dëshmon për faktin se masa e ndërmarrë nuk ka sjellë efektet e pritura, ndërkaq bizneset e sidomos prodhuesit dhe tregtarët janë dëmtuar, ndërsa nga ana tjetër edhe qytetarët vazhdojnë të ngelen të pambrojtur nga inflacioni”, thonë nga OEMVP.

    Reagimi ka ardhur pas paralajmërimeve se këtë javë pritet pakoja e re e masave antikrizë.

    “Pakoja e masave antikrizë u nda dje nga Ministria e Financave me kabinetin e kryeministrit, me ne dhe me institucione të tjera të përfshira në krijimin e saj. Me shumë mundësi masat do të shpallen dhe ato do të fillojnë të zbatohen nga mesi ose në fund të javës së ardhshme”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    Përveç pakos së re të masave kundër krizës, Bekteshi bëri të ditur se propozim-ligji për praktikat e padrejta tregtare pritet të miratohet në Qeveri javën e ardhshme, i cili më pas do të dërgohet në Kuvend.

    Ai tha se Ministria e Ekonomisë tashmë ka marrë të gjitha vërejtjet dhe komentet nga prodhuesit, distributorët dhe rrjetet e supermarketeve, të cilat do të shqyrtohen dhe do të përfshihen në draft versionin e ligjit në koordinim me kryeministrin dhe institucionet kompetente.

    Që në fillim, Oda ka qenë kundër masave të Qeverisë.

    Së fudmi ata reaguan në shtator për masat e Qeverisë. Ata thanë se edhe përkundrejt gjitha reagimeve të OEMVP, Kuvendi miratoi ligjin në procedurë të përshpejtuar, duke dëshmuar edhe njëherë që siguria juridike e kompanive në Republikën e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk është e garantuar dhe që kompanitë e suksesshme të cilët punojnë në mënyrë të rregullt,  kontribuojnë në zhvillim ekonomik të vendit dhe që njëherit janë tatimpaguesit më të mëdhenj do të dënohen për suksesin e tyre dhe pasojat e keq menaxhimit të krizës nga ana e institucioneve do të bien në barrë të tyre.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Tetova do të jetë më e pastër / Mbeturinat në qytet do t’i menaxhojë kompania sllovene (Video)

    Lajmi i rradhës

    Në qefinë të bardhë, fëmijët paguajnë çmimin e luftës në Gazë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë