OKB: Një palestinez mesatar në Gazë jeton me dy copa bukë në ditë

    Një palestinez mesatar në Gazë është duke jetuar me dy copa bukë në ditë, që i merr prej ndihmave të Kombeve të Bashkuara, ka thënë drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, Thomas White.

    Ai ka thënë se thirrjet kryesore në rrugët e Gazës tani janë “ujë, ujë”.

    White, i cili ka thënë se ka qenë në Gazë në javët e fundit, e ka përshkruar vendin si “skenë të vdekjes dhe shkatërrimit”.

    Sipas tij, asnjë pjesë tani nuk është e sigurt, dhe njerëzit janë të frikësuar për jetën e tyre, të ardhmen dhe mundësitë për t’i ushqyer familjarët.

    Kjo agjenci e OKB-së, është duke i mbështetur 89 furra në Gazë, prej të cilave pritet t’i furnizojnë me bukë 1.7 milion banorë, u ka thënë White diplomatëve të 193 vendeve anëtare të OKB-së, në një takim lidhur me situatën në Gazë.

    Sipas tij, “tani njerëzit po kërkojnë diçka tjetër. Po kërkojnë ujë”.

    Zëvendëskoordinatorja për Lindje të Mesme e OKB-së, Lynn Hastings, e cila është edhe koordinatore humanitare për territoret palestineze, ka thënë se vetëm një prej tri linjave të furnizimit prej Izraelit janë operacionale.

    “Shumë njerëz po varen prej ujit të njelmët, nëse veç ekziston”, ka thënë ajo.

    Përgjatë takimit, shefi për ndihma i OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime intensive nga autoritetet e Izraelit, Egjiptit, Shteteve të Bashkuara dhe OKB-së, për të mundësuar dërgimin e naftës në Gazë.

    Sipas tij, kjo lëndë është thelbësore për funksionalizim të institucioneve, spitaleve dhe shpërndarjes së ujit dhe rrymës.

    Kjo shifër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

    Izraeli ka thënë se nga sulmet e Hamasit në tokën e tij janë vrarë mbi 1.200 njerëz dhe janë marrë mbi 200 pengje. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Pse po mbahet i fshehtë draft-statuti i Asociacionit?

    Lajmi i rradhës

    Zbutësit e rrobave – A janë vërtetë të dëmshëm për shëndetin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë