Operacioni izraelit në Gaza ndez alarmin në Paris, Macron kërkon ndërhyrje të OKB-së

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër pas njoftimit të qeverisë izraelite për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, përfshirë kampet Mawasi, si dhe për planet për riokupim të territoreve.

    Duke cituar burime nga Pallati Elysée, Macron e përshkroi këtë lëvizje si “një katastrofë që pret të ndodhë me ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt një lufte të përhershme”.

    Ai theksoi se një përshkallëzim i tillë do të kishte pasoja të rënda humanitare dhe do të mbyllte çdo shans për paqe afatgjatë.

    Franca ka propozuar një mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja, i cili do të kishte për detyrë sigurimin e Rripit të Gazës, mbrojtjen e popullsisë civile dhe mbështetjen e qeverisjes palestineze.

    Sipas Macron, vetëm një mekanizëm ndërkombëtar me legjitimitet të gjerë mund të ndalojë spiralen e dhunës dhe të krijojë kushtet për një zgjidhje politike.

    Kriza në Gaza është përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, me bombardime intensive dhe përplasje të ashpra mes forcave izraelite dhe grupeve palestineze, ndërsa komuniteti ndërkombëtar është i ndarë mbi mënyrën e ndërhyrjes. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    24 vjet nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit, pikat më nevralgjike akoma mbeten pa u zbatuar

    Lajmi i rradhës

    Komunat në RMV shpenzuan 190 milionë euro në tendera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë